Qytetaret e Kosoves Lindore deri ne dhjetor te vitit 2017 adrese te ankesave e kane pasur Zyren per Presheve, Medvegje dhe Bujanoc ne kuader Komunes se Gjilanit.
Mirepo, kjo zyre ka 8 muaj qe eshte jashte funksionit.
E Lëvizja Vatra qe ka qene për tre vite administrator te ZPMB-se thonë se nuk e dijnë arsyen për mbylljen e kësaj zyre.
Kushtrim Kadriu, Kryetar i Levizjes qytetare “Vatra”, thotë për T7 se me mbylljen e ZPMB-se, qytetaret e Kosovës Lindore e kane te pamundur te pajisen me dokumente identifikimi.
Edhe pse kryetari i Komunës së Gjilanit është mbështetës i kauzës së Presidentit të Kosovës, për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ai ka ndërprerë funksionimin e një zyre që ndihmonte qytetarët e kësaj pjese.
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli thotë se se zyra ka ndërprerë punën për shkak se nuk janë në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vatra.
Ismajli njofton se javen tjeter pritet të rifunksionalizohet Zyra për Presheve, Medvegje dhe Bujanoc.
Ndërkohë që për banorët, një lehtësim do të paraqiste bashkimi i kësaj pjese me Kosovën.
Në kohën kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po flet për korrigjim të territorit me Serbinë, një mundësi të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, banorët e kësaj zone kanë mbetur edhe pa pajisje me mjete identifikimi./T7/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh