Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se Serbia është e gatshme që të normalizojë raportet me Prishtinën në një të ardhme të afërt.
Sipas saj, kjo marrëveshje përfundimtare duhet të sigurojë stabilitet dhe siguri për qytetarët e të dy vendeve, transmeton lajmi.net.
“Serbia është e gatshme të normalizojë raportet me Prishtinën dhe të arrijë një zgjidhje përfundimtare e cila do të siguronte stabilitet dhe siguri për qytetarët e të dy vendeve, por dekurajues është fakti që Prishtina nuk po i implementon marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Bërnabiq,
Këto komente Bërnabiq i bëri në takim me deputetin e Bundestagut, Johan Vadeful.
Brnabiq po ashtu e cilësoi si shumë të rëndësishëm insistimin e Gjermanisë që marrëveshjet e Brukselit të implementohen me kohë nga palët.
Kujtojmë se shteti gjerman ka dalë hapur kundër ndryshimit të kufijve në regjion. Kancelarja Merkel ditë më parë deklaroi se në Ballkan nuk do të ketë ndryshim, apo shkëmbim të territoreve./Lajmi.net/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje