Google ADS

Veteranët e UÇK-së pas dorëheqjes së Elez Blakaj, shpresat i mbajnë tek shoqëritë civile

20:17 | 27 Gusht 2018
V. S.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së,  Xhevdet Qeriqi, thotë se duke i parë zhvillimet e fundit rreth listave të veteranve, shpresat janë minimale se do të ndërmerren hapa në pastrimin e shpejtë të këtyre listave.

“Po duke i parë zhvillimet e fundit rreth listave të veteranëve të UÇK-së, poashtu duke pasur parasysh ndërhyrjet nga politika në sistemin e drejtësis, shpresat janë minimale se do të ndërmerren hapa të shpejt për pastrimin e këtyre listave.”, ka thënë Qeriqi në një prononcim për Indeksonline.

Sipas tij, deklarimet e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj vërtetojnë se kemi një sistem të brishtë të drejtësisë.

“Ne të gjithë jemi dëshmitar ku para pak dite prokurori z.Blakaj dha dorëheqje me arsyetimin se ka qenë i kërcënuar gjatë procesit të hetimit të këtyre listave. Deklarimet e z.Blakaj e vërtetojne dhe e dëshmojne se kemi të bëjm me një sistem të brisht të drejtësië”, ka shtuar Qeriqi.

Qeriqi konsideron se e vetja shpresë për ta është tek protestat e fundit të shoqërisë civile.

“Ne jemi të parët që e kemi ngritur zërin për listat e fryera të veteranëve në të njëjten kohë kemi protestuar duke kërkuar pastrimin e këtyre listave.Ishte një lajm shumë i mirë kur patem kuptuar se prokuroria kishte filluar hetimet e këtyre listave. Pas të gjitha këtyre zhvillimeve të fundit, e vetmja shpresë është tek protestat e fundit të shoqërisë civile duke i kundërshtuar presionet politike në drejtësi”, ka shtuar ai./indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme