Google ADS

Ministri turk: Sanksionet e SHBA-së mund të rrisin terrorizmin

20:07 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info
Sanksionet tregtare të SHBA-së kundër Turqisë mund të destabilizojnë rajonin, të rrisin terrorizmin dhe të thellojnë krizën me refugjatë, tha ministri turk i Financave, Berat Albayrak.

SHBA i ka vënë sanksione Turqisë këtë muaj, për shkak të mbajtjes në burg të një pastori amerikan, nën akuzat për terrorizëm.

Presidenti amerikan, Donald Trump, po ashtu ka autorizuar rritjen e tarifave mbi aluminin dhe çelikun e importuar nga Turqia.

Situata ka shkaktuar krizë të lirës turke, e cila ka rënë rreth 40%.

“Këta hapa, të marrë me motive politike, jo vetëm që do të ndikojnë në sistemin financiar botëror, por edhe në tregtinë globale dhe stabilitetin rajonal”, tha Albayrak, i cili është dhëndri i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Këta hapa, për fat të keq, do të kontribuojnë në problemet kaotike që ushqejnë terrorizmin dhe gjithashtu krizën e refugjatëve”, tha Albayrak.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për shtyp në Paris, pas takimit me homologun e tij francez, Bruno Le Maire.

Albayrak tha se Turqia dëshiron që marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian të hyjnë në një fazë të re, ku tregtia me bllokun do të bëhej më e rëndësishme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme