Berisha: Takimi me kryeministrat e rajonit dështim

19:39 | 27 Gusht 2018
V. S.

 

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar takimin e sotëm në Durrës të kryeministrave të rajonit, takim ky sipas tij i dështuar pasi nga 7 kryeministrat e ftuar, ‘4 nuk gjejnë kohë për të ardhur’, ka thënë Berisha.

Postimi i plotë:

Me pak se gjysem takimi!

Miq, takimet multilaterale jane te dobishme, por kur nga 7 kryeministra te ftuar 4 nuk “gjejne” dot kohe per te ardhur, jane pa kuorum dhe me shume se deshtim.

Kjo veçanerisht kur nga 3 te pranishem 2 jane shqiptare. Le t’i themi faleminderit kryeministrit te Malit te Zi se perndryshe do kishim nje takim thjesht ndershqiptar.

Natyrisht ky bojkot ka vetem nje shkak: munguan se nuk deshen t’ u ngjiten pleshta ne narkoshtetin e Norieges, i vetem ne Europe dhe ne bote!. Ka shkruar berisha ne facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme