Testet e inteligjencës (IQ) janë të njohur sepse ofrojnë një formulë e cila ju mundëson ta krahasoni inteligjencën tuaj me të tjerëve. Testi CRT (Testi i Reflektimit Kognitiv) njihet si testi më i shkurtë në botë i inteligjencës sepse përbëhet nga vetëm tri pyetje, transmeton TG. Ky test i referohet aftësisë tuaj për ta identifikuar një problem të thjesht, i cili pas pak sekondave duket shumë më i vështirë sesa në shikim të parë. Aq më shpejt që i zgjidhni këto tri probleme, aq më inteligjent jeni.
KËTO JANË TRI PYETJET:1. Një shkop bejsbolli dhe një top kushtojnë 1.10 euro në total. Shkopi kushton 1 euro më shumë sesa topi. Sa kushton topi?2. Nëse u nevojiten pesë makinave pesë minuta për t’i krijuar pesë pajisje, atëherë sa kohë do t’u duhej 100 makinave për t’i krijuar 100 pajisje?3. Në një moçal, gjendet një grumbull me zambak moçali. Çdo ditë, grumbulli dyfishohet në madhësi. Nëse nevojiten 48 ditë që grumbulli ta mbulojë tërë moçalin, sa kohë duhet që grumbulli ta mbulojë vetëm gjysmën e moçalit?
KËTO JANË PËRGJIGJET E SHUMICËS SË NJERËZVE:
1. 10 centë
2. 100 minuta
3. 24 ditë
Por të gjitha këto përgjigje janë të gabuara.
KËTO JANË PËRGJIGJET E SAKTA:
1. Topi faktikisht kushton 5 centë.
Nëse topi kushton X, dhe shkopi kushton 1 euro më shumë, atëherë formula është kjo:
X + 1E
Shkopi + topi = X + (X + 1) = 1.1
2X + 1 = 1.1, dhe 2X = 0.1 X = 0.05 2. Nevojiten 5 minuta për t’i krijuar 100 pajisje:Pesë makina mund t’i krijojnë pesë pajisje për pesë minuta; prandaj një makinë mund ta bëjë një pajisje në pesë minuta.Kësisoj nëse 100 makina janë duke krijuar pajisje, ato mund t’i krijojnë 100 pajisje në pesë minuta.
3. Nevojiten 47 ditë që grumbulli ta mbulojë gjysmën e moçalit:Shumë e thjeshtë – çdo ditë grumbulli dyfishohet sa i përket madhësisë, që i bie në ditën paraprake kur e ka mbuluar tërë moçalin, grumbulli ka qenë sa gjysma e moçalit.
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...