Qeveria nuk e ka shumicën në parlament, por as opozita.
Kjo e bën situatën e komplikuar për të dyja palët, prandaj edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka pranuar se “jemi në një situatë të çuditshme “, kur është pyetur në Info Magazine të Klan Kosovës se a e ka ndërmend opozita ta rrëzojë qeverinë.
“Na nevojiten edhe tri vota të tjerë për të pasur mocion mosbesimi të suksesshëm”, ka thënë Hoti, duke aluduar në atë se opozita do të ishte unisione në votën kundër qeverisë, njofton Klan Kosvoa.
“Kërkojmë mbështetje edhe nga deputetët e partive në pozitë”.
“Ajo që është e qartë është se institucionet e Kosovës nuk janë duke funksionuar. Do të punojmë në atë drejtim, që të kemi mocion, por të sigurohemi që t’i kemi 61 vota”.
“Shpresoj që ka qenë kohë e mjaftueshme për partitë që janë në pushtet për të parë që nuk funksionohet kështu. Shtetit po i bëhet dëm i madh”./klan kosova/
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...