Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka bërë të ditur se klubi katalonas dëshiron ta transferojë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Francezi 25-vjeçar është kërkuar nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar dhe është ende kryesuesi i listës së lojtarëve të kërkuar nga klubi. Afati kalimtar është mbyllur në Angli, ndërsa klubet spanjollë kanë kohë deri të premten për transferimin e lojtarëve, përcjell Gazeta Express.
“Unë di shumë pak se çfarë është duke ndodhur mes Pogbas dhe Mourinhos. Kjo gjë, marrëdhënia e tyre, është një gjë private”, ka thënë Pique.
“Ajo çfarë unë e di për Pogban është që ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe për momentin luan për Manchester Unitedin. Duhet të presim për të parë nëse ai dëshiron të ndryshojë klubin”.
“Do të ishim shumë të lumtur ta kemi atë këtu, natyrisht. Në duamë lojtarët më të mirë në Barcelonë. Por, e respektojmë Manchester Unitedin sepse është klubi i tij. Deri në momentin kur ai ose klubi të thonë diçka, ai mbetet lojtar i Manchester Unitedit”.
Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, është i interesuar ta transferojë Pogban, por ai do të duhet të presë të paktën deri në janar për këtë transferim, pasi që Manchester Unitedi nuk ka mundësi ta zëvendësojë francezin për shkak të mbylljes së afatit kalimtar për klubet angleze.
Megjithatë, Barcelona e ka dëshmuar se ata janë të gatshëm të presin për lojtarët e tyre. Ata kishin pritur 18 muaj për të transferuar ish-lojtarin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon, të cilin e transferuan në janar për 125 milionë euro. /Gazeta Express
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...