Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në koncertin e Jay Z dhe Beyonce-s, gjatë “OTR Tour Atlanta”.
Video-t e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se si një fans i dehur ka hyrë mes turmës dhe është drejtuar drejt çiftit të këngëtarëve, të cilët ishin duke interpretuar.
Beyonce-s dhe Jay Z-së i kanë ardhur menjëherë në ndihmë balerinët e turit dhe më pas kanë ndërhyrë edhe punonjësit e sigurisë.
Dy yjet sapo kishin përfunduar këngën e fundit dhe po largoheshin nga skena, kur fansi u shfaq krejt papritur, me qëllim të dukshëm për t’i sulmuar ata.
Balerinët e kanë kuptuar qëllimin e fansit dhe ata kanë vrapuar drejt tij. Madje në video-t e publikuara shihet sesi ata pasi e kanë kapur e rrahin keq atë.
Sipas “TMZ” policia mbërriti menjëherë dhe tashmë është bërë e ditur se nuk ka pasur asnjë të lënduar gjatë incidentit. Një përfaqësues i turneut komentoi se siguria duhet të jetë pak më e fortë në të ardhmen.
https://www.instagram.com/p/Bm7e1wIgA-d/?taken-by=otrtourvids
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...