K.Veriore dëbon të ndaluarin japonez

16:12 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info
Koreja Veriore ka dëbuar një turist japonez, i cili ishte ndaluar nga autoritetet për akuza të paspecifikuara, ka njoftuar agjencia verikoreane e lajmeve

Në raport është thënë se Tomoyuki Sugimoto është “mbajtur nën kontroll” për t’u marrë në pyetje për “krimin e tij”.

Në dokument nuk është bërë e ditur se për çfarë është akuzuar ai.

Autoritetet kanë vendosur “ta falin atë” dhe ta dëbojnë sipas parimit të humanitetit, ka raporuar agjencia verikoreane e lajmeve.

Qeveria Japoneze ka konfirmuar dy javë më parë se është duke kërkuar për raportime se një nga qytetarët e saj është duke u mbajtur, pa përmendur ndonjë emër.

Shërbimi japonez i lajmeve, Kyodo, ka raportuar, duke cituar burimeve qeveritare se, personi që ishte duke u mbajtuar besohet se ka qenë duke incizuar një zonë ushtarake në qytetin perëndimor, Nampo.

Qeveria ka kërkuar lirimin e tij përmes ambasadës verikoreane në Pekin, ka thënë Kyodo.

Japonia nuk ka marrëdhënie diplomatike me Korenë Veriore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme