US Open premton spektakël

13:33 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info

Dy legjendat e tenisit botëror, nuk janë ndeshur asnjëherë mes tyre në vitin 2018, e një ndeshje e tyre në SHBA do të emociononte shumë njerëz anembanë botës.

Një gjë është e sigurtë. US Open do të jetë turneu më tërheqës i tenisit këtë sezon. Deri më tani gjatë këtij viti, nuk i kemi parë asnjëherë të gjithë emrat e mëdhenj në të njëjtin kompeticion. Tifozët e shumtë ëndërrojnë për një finale mes Rafael Nadal dhe Roger Federer, të cilët janë në krahët e kundërt të tabelës së shortit. Dy legjendat e tenisit botëror, nuk janë ndeshur asnjëherë mes tyre në vitin 2018, e një ndeshje e tyre në SHBA do të emociononte shumë njerëz anembanë botës.

Një emër i tretë që nuk mund të harrohet është dhe ai i Novak Djokovic. Serbi vjen pas fitores në Cincinnati, ku në finale mundi pikërisht zvicerianin Federer. Një tjetër tenist që kthehet në një turne madhor është dhe Andy Murray, i cili në janar u operua në ije. Skocezi ka luajtur vetëm 12 ndeshje gjatë këtij sezoni, duke fituar vetëm 4. Por, nuk ka se si lihet pas Juan Martin Del Potro.

Argjentinasi, pa shumë zhurmë, është ngjitur në vendin e 3 të renditjes së përgjithshme të meshkujve. Madje, të vetmin Grand Slam në karrierën e tij, Del Potro e ka fituar pikërisht në fushën e Neë Yorkut, në vitin 2009.Me gjithë këto emra, turneu i US Open premton një spektakël, i cili nuk duhet humbur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme