Moment tronditës: Një anije me emigrantë zbarkon në një plazh spanjoll

13:26 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info

Ky është një moment tronditës kur një anije e cila transportonte emigrantë zbarkon në një plazh të mbushur me turistë.

Skena të pabesueshme janë filmuar nga një spektator në plazhin Barrosa në Spanjë në provincën Kadiz.

Disa emigrantë kanë vrapuar për tu larguar nga anija. Mediat lokale kanë thënë se shumica e emigrantëve ishin të mitur dhe shumica prej tyre ishin dërguar në spital.

Dëshmitarët tregojnë se policia spanjolle menjëherë kishte kryer dy arrestime. Incidenti vjen pasi Shërbimi i Shpëtimit Detar ka shpëtuar kohët e fundit 58 emigrantë në bord një anije në ngushticën e Gjibraltarit.

Që nga e premtja raportohen 500 emigrant kanë zbarkuar në bregdetin andaluzian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme