Manchester United takohet sonte me Tottenham Hotspur në Premierligë.
Java e 3-të e Premier League mbyllet me një superndeshje.
Në Old Trafford në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme, Manchester United do të presë Tottenham Hotspur, një sfidë që vjen ndoshta në momentin më të keq të mundshëm për Djajtë e Kuq.
Disa prej titullarëve si Rojo, Matic, Sanchez, Shaw e Valencia mund të mungojnë ndaj gjelave të Londrës ndërsa Pogba dhe De Gea kërkojnë largimin dhe e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre.
Jose Mourinho është vërtet në hall dhe pas disfatës ndaj Brighton një humbje tjetër ndaj Tottenham do të vinte seriozisht në pozita të vështira, pozicionin e tij tek Manchester United.
Spurs-at nga ana tjetër e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin duke fituar dy ndeshjet e para, transmeton “SS”.
Edhe pse në këtë merkato Pochettino nuk afroi asnjë lojtar të ri, Tottenham ka ruajtur grupin dhe vazhdon të jetë ajo skuadër e frikshme si më parë që mund të thotë fjalën e saj edhe në garën për titull.
Mungesat e vetme të Tottenham janë koreano-jugori Son që është i grumbulluar nga kombëtarja e vendit të tij për lojrat aziatike dhe keniani Wanayama. Megjithatë në këtë sezon Pochettino ka rigjetur brazilianin Lucas Moura i cili mund të konsiderohet si një blerje e re për Spurs-at pasi spikat me lojrat e tij. Pavarsisht gjithçkaje një gjë është e sigurtë spektakli është i garantuar në Manchester United-Tottenham.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...