23-vjeçari nga Peja, Milor Belegu, ka humbur jetën të dielën, si pasojë e lëndimeve të pësuara para rreth një jave teksa po punonte në ndërtimtari.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ai ka thënë se 23-vjeçari ishte i shtrirë në spital që prej datës 19 gusht.
“Ka vdekur sepse nuk ka mundur t’u përballojë lëndimeve. Prej datës 19 është në spital, e kanë dërguar me urgjencë në QKUK. Atje ekziston historia e tij dhe mjekët duhet të raportojnë për këtë rast. Policia çfarë ka bërë për këtë rast, është se, ky rast është hetim i vdekjes”, ka thënë Ibraj.
Ai ka insistuar që detaje të reja mund të japin zyrtarët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Belegu po punonte me babanë e tij në ndërtimtari kur kishte pësuar lëndime të rënda që ia morën jetën rreth një javë më vonë.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...