Google ADS

Zbardhet arsyeja e vrasjes së familjes treanëtarëshe në Dibër

10:48 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info

Mëngjesin e sotëm është raportuar se familja treanëtarëshe Pocesta nga Dibra u gjetën të vrarë në qytetin e Dibrës.
Familja kishte ardhur për pushime nga Italia.

I vrarë mbeti Amid Pocesta, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta dhe vajza Anila Pocesta, e lindur në vitin 2004.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se arsyeja e vrasjes ishte krejtësisht banale.

“Arsyeja pse ka ardhur deri te vrasja ka qenë disa hekra që e ndajnë shtëpinë, gilindera që i themi ne. Pra personi i dyshuar ka vrarë vëllun e gruas me familje apo siç njihet ndryshe tek ne baxhanakun”, ka thënë ky burim për Indeksonline.

Sipas të njëjtit, i dyshuari ka hyrë në dhomë të fjetjes tek familjarët dhe ka kryer vrasjes. I dyshuari thuhet se është Rasim Findo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme