Google ADS

Lajmi i fundit: Makina përplaset në trotuar në qendër të Londrës – katër të lënduar

09:17 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info

Katër persona kanë mbetur të lënduar pasi një makinë është përplasur në një vend ndalje të autobusëve në rrugën Regent gjatë këtij mëngjesi.

Tre prej të plagosurve ishin në veturë kurse njëri gjendej në trotuar, raportoi policia në një deklaratë.

Vetura është përplasur me një autobus pasi ka goditur një kalimtar.

Policia ka konfirmuar se të katër të lënduarit janë dërguar në spital dhe nuk kanë lëndime serioze. Gjithashtu është raportuar edhe arrestimi i vozitësit i cili dyshohet si vozitës i rrezikshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme