Hahn takon sot në Durrës kryeministrat e Ballkanit

07:06 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info

Komisionari për Zgjerimin Johannes Hahn dhe Kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në një takim jo formal të hënën në qytetin e Durrësit ku pritet të diskutojnë për integrimi ekonomik.

Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët për Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Evropian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale1, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

Në takim do të marrë pjesë dhe Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk e ka konfirmuar ende pjesmarrjen në takimin e së hënës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme