Gennaro Gattuso e ka kritikuar të huazuarin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko, pas debutimit të tij për Milanin në humbjen e së shtunës kundër Napolit.
Gattuso ka thënë se më parë do të donte t’i kishte nën menaxhim lojtarët me përvojë sesa të rinj, pasi skuadra e tij e lëshoi nga dora epërsinë prej dy golave në “San Paolo”.
Milan udhëtoi 2-0 pas 50 minutave lojë, por e çoi dëm duke e lejuar Piotr Zielinskin të shënojë dy herë dhe Dries Mertnesin një gol të vonshëm që ia dhuruan vendasve një fitore me rikthim sensacional.
Bakayoko, i cili iu bashkua Milanit në fillim të këtij muaji si lojtar i huazuar me opsion për t’iu bashkuar përfundimisht kuqezinjve sezonin e ardhshëm, u fut në lojë pak pas golit të parë të Napolit në përpjekje për ruajtur rezultatin, por zëvendësimi i tij nuk e pati efektin e dëshiruar.
Pas ndeshjes, Gattuso e theksoi zemërimin e tij me francezin, i cili po ashtu e humbi një rast shumë të mirë për ta rikthyer epërsinë e Milanit.
“Bakayoko duhet të mësojë si ta fitojë topin”, tha Gattuso. “Duhet të punojmë në mënyrë korrekte. Nuk do të jetë e lehtë”.
“Një javë nuk mjafton për t’ia larguar defektet një lojtari. Do të kisha preferuar të kem nën menaxhim lojtarë më të vjetër, me më përvojë”, shtoi ai
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...