Olympique Marseille dhe Roma kanë arritur marrëveshje për transferimin e Kevin Strootman në Francë.
Mesfushori holandez do të largohet nga Roma pas qëndrimit pesë vjeçar, për t’iu bashkuar skuadrës së Marseille.
Raportimet e medieve italiane bëjnë të ditur se Marseille është pajtuar që t’i paguajë Romës deri në 25 milionë euro për mesfushorin 28 vjeçar.
Strootman pritet që gjatë ditës së nesërme t’u nënshtrohet testeve mjekësore, para se të kompletojë transferimin.
Në këto pesë sezone te Roma, Strootman është ballafaquar me shumë lëndime, duke regjistruar vetëm 102 paraqitje, ku ka shënuar edhe 10 gola.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...