Zjarri i një apartamenti në Çikago lë të vdekur 8 persona, duke përfshirë edhe fëmijë

19:40 | 26 Gusht 2018
Arbresh.info

Së paku gjashtë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur në mëngjesin e së dielës pas një zjarri që ka kapluar një apartament në Çikago, kanë raportuar zjarrfikësit.

Një adoleshent dhe një i rritur janë dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjithashtu edhe një zjarrfikës është dërguar në spital gjendja e të cilit nuk është aq e rëndë.

“Ne nuk kemi pasur kaq shumë të humbur për një kohë shumë të gjatë” ka thënë komisioneri i zjarrit Jose Santiago duke shtuar se në mesin e viktimave fëmijë ishte edhe një foshnje.

Mosha e të vdekurve nuk është konfirmuar ende./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme