Google ADS

Tërmeti në Iran, dy të vdekur dhe 241 të lënduar

16:55 | 26 Gusht 2018
Arbresh.info

Irani verior është goditur nga tre tërmete duke raportuar dy të vdekur dhe 241 të lënduar

Tre tërmete, duke përfshirë një të shkallës 6, kanë goditur Iranin Verior, mediat vendore raportojnë së paku dy të vdekur dhe 241 të lënduar.

Dy prej tërmeteve ishin të shkallës 4.4 dhe 4.2. Njëri prej dy personave të vdekur është edhe një burrë i moshuar i cili mendohet të ketë vdekur nga një sulm në zemër nga tërmeti.

Irani është pre e tërmeteve, në Nëntorin e kaluar një tërmet 7.3 shkallë ka goditur regjionin e njëjtë, duke lënë të vdekur mbi 530 persona dhe mijëra të lënduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme