Google ADS

Ministri iranian i financave shkarkohet nga parlamenti

16:37 | 26 Gusht 2018
Arbresh.info

 

Parlamenti iranian ka votuar për të shkarkuar ministrin e financave Masoud Karbasian, pasi vendi përpiqet të përballet me një krizë ekonomike.

Zyrtari humbi një votëbesim me 137 vota në 121, me dy abstenime.

Karbasiani është bërë ministri i dytë që shkarkohet këtë muaj.

Më parë në gusht, Ministri i Kooperativave, Punës dhe Mirëqenies Sociale Ali Rabiei u shkarkua nga parlamenti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme