Google ADS

“Thaçit t’i ndalohet kthimi në Kosovë”

16:28 | 26 Gusht 2018
V. S.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, kërkon që presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohet kthimi në Kosovë, pasi ai së bashku me Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë, po vendosin për të ardhmen e vendit tonë.

Pacolli në një postim në Facebook shkruan se presidenti Thaçi dje në Austri na tregoj se më nuk kemi pse t’i konsultojmë miqtë ndërkombëtar, pasi ai me mikun e tij Vuçiq vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen tonë.

“Thaçi i cili u bë President në Kuvendin e Kosovës të rrethuar me policë nuk përfaqëson interesat e popullit të Kosovës. Prandaj, Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë. Thaçi më nuk është president i Kosovës”, shkruan Pacolli. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme