Ziadin Sela: Faktori politik shqiptar nuk ka qenë aktor në përpilimin e marrëveshjes me Greqinë

15:52 | 26 Gusht 2018
V. S.

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë njëherë edhe Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se “Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët është duke vazhduar me pyetjet për të cilat i intereson opinionit, Kuvendi Qendrori i Aleancës për Shqiptarët miratoi një deklarate qe do t’ju shpërndahet mediumeve dhe gjithë opinionit”.

Ziadin Sela tha se kjo deklarate do t’ju drejtohet forcave politike  në vend dhe të gjithë etnive që jetojnë kanë jetuar, jetojnë dhe do të vazhdojnë të jetojnë në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Aleanca per shqiptaret do te mbështes referendumin per anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE”tha Ziadin Sela duke shtuar se Aleanca për Shqiptarët kanë vërejtje rreth marrëveshjes me Greqinë dhe se shqiptarët nuk kanë qenë aktor në përpilimin e kësaj marrëveshje.

Ai përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, si dhe marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, por, sipas Ziadin Selës marrëveshja midis dy etnive më të mëdha në Maqedoni është më e rëndësishme./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme