28 nëntori i këtij viti, duket se do përcillet ndryshe nga herët e kaluara siç ndodhte në Prishtinë duke u festuar si Dita e Flamurit Kombëtar.
Kjo për shkak të disa pakënaqësive nga një grup i diasporës, të cilët përmes një publikimi në facebook, kanë paralajmëruar një protestë në sheshin ”Skenderbeu” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Ky grup i mërgimtarëve kanë lënë të nënkuptojnë se janë të pakënaqur me udhëheqësit e institucioneve të vendit, pasi edhe motoja e kësaj proteste është quajtur ”Diaspora kundër Qeverisë së Korruptuar”.
”Me 28 nëntor, Kosova nuk ka asnjë arsye të festoj derisa të udhëhiqet nga njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar.
Diaspora kosovare të organizohet dhe të jap kontributin e sajë në këtë drejtim.
Ky organizim nuk është i organizuar nga asnjë parti politike por thjeshtë nga Kosovarët që jetojnë në diasporë e të cilët duan që ta japin kontributin e fundit për ta çliruar përfundimisht kosovën”./klan kosova/
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...