Google ADS

Apple së shpejti do t’i prezantojë modelet e reja të iPhone

12:42 | 26 Gusht 2018
Arbresh.info

Tash për tash gjithçka sinjalizon se modelet e reja të telefonave të mençur të Apple do të prezantohen këtë ditë. Priten tri iPhone të rinj.

Adhuruesit e produkteve të Apple tashmë mund ta rrethojnë datën 12 shtator 2018 në kalendarët e tyre.

Në këtë ditë, sipas informatave më të fundit, gjiganti teknologjik nga Kalifornia do t’i prezantojë modelet e sivjetme të iPhone.

Megjithatë, vetë Apple nuk e ka konfirmuar këtë datë zyrtarisht.

Por, mediat amerikane janë njoftuar nga prodhues të aksesorëve të ndryshëm për iPhone se 12 shtatori është data, kur do të zbulohen modelet e reja të iPhone.

Telefonat e rinj do të mund të porositen një ditë më pas, më 13 shtator.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme