Gjatë kohës sa presidenti Hashim Thaçi, po qëndron në forumin Alpbach të Austrisë ku ndër të tjera po flitet edhe për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, këshilltari i Ramush Haradinajt, Erolld Belegu ia ka numëruar Thaçit pasojat e ndarjes së Kosovës.
Pasi Serbia ka shfaqur interesim të hapur për marrjen e liqenit të Ujmanit, Belegu thotë se Ujmanin nuk ka ujë e as rrymë.
“Pa Ujman nuk kemi uje,pa Ujman humbin nje hidrocentral, pa uje nuk ka as Kosove te Re(termocentral) se nga aty duhet me u furnizu me uje!Energjia eshte çeshtje e sigurise kombetare! Pa energji Kosova nuk eshte e Kosovareve”, shkruan Belegu.
Ndryshe, çështja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë tash e disa javë vazhdon të jetë tema kryesore në vend. Për shkëmbim të territoreve janë shprehur kundër Gjermania, Britania e Madhe dhe ekspert të njohjes së politikave të Ballkanit.
Por, reagim më i zbutur së fundmi ka ardhur nga këshilltari i Trump, John Bolton, i cili tha se SHBA nuk do të jetë pengesë në rast se Kosova dhe Serbia merren vesh për shkëmbim të territorit./ Gazeta Express/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?