Google ADS

Mustafa: Ndarja nga jeta e McCain humbje e madhe për Kosovën

11:52 | 26 Gusht 2018
V. S.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë që ndarja nga jeta e senatorit amerikan, John McCain është humbje e madhe për Kosovën.

Mustafa ka thënë që ai ishte mik i vendit e i popullit dhe se mungesa e tij do të vërehet sidomos në kohët e vështira që do të vinë.

“Ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është humbje e madhe për Kosovën.

Ai ishte një mik i madh i vendit dhe popullit tonë, mungesën e të cilit do ta ndjejmë shumë, veçanërisht në kohërat e vështira që po na paralajmërohen.

John McCain do të përkujtohet përherë nga Kosova dhe qytetarët e saj.

Zoti e bekoftë shpirtin e pamposhtshëm të Senatorit John McCain!”, ka shkruar Mustafa në një postim në “Facebook”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme