Bratislav Zhivkoviç, i njohur si komandanti i Lëvizjes Çetnike në Serbi, është arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në luftë jashtë vendit, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi për Ballkanin, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Në përgjigjen e dhënë për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë bën të ditur se, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Krushevc, është arrestuar Zhivkoviç për shkak të dyshimit se ai kreu veprën penale të organizmit të pjesëmarrjes në luftë apo konflikt të armatosur në një vend të huaj.
I dyshuari është ndaluar 48 orë dhe më pas do të dërgohet në prokurorinë kompetente, bën të ditur kjo ministri.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, Zhivkoviçi dyshohet se ka marrë pjesë së bashku me gjashtë shtetas të tjerë serbë, në konfliktet në lindje të Ukrainës në anën pro-ruse.
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevo...
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...
“Më pëlqen Cristiano, por idhulli im është Messi”, sensacion...
Trump: Vdekja e Sinwar lehtëson perspektivat e paqes në Gaza
Bislimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka q...
Theren me thikë dy të mitur në Fier, në pranga bien dy perso...