Thaçi: 110 vjet më parë u lind Gonxhe Bojaxhiu, gruaja e madhe shqiptare

10:01 | 26 Gusht 2018
V. S.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi thotë se 110 vjet më parë u lind gruaja më e madhe shqiptare, që u bë misionare dhe humaniste në përmasa botërore- Nëna Tereze.

Përmes një postimi ne facebook, Thaçi thotë se përvujtëria e Shën Terezës u bë vlerë universale e njerëzimit.

Shkrimi  i plotë:

110 vjet më parë u lind Gonxhe Bojaxhiu, gruaja e madhe shqiptare, që u bë misionare dhe humaniste në përmasa botërore – Nëna Tereze, e shpallur Shënjëtore nga Selia e Shenjtë, Vatikani. Ne mburremi me shpirtin human të Shën Terezes, me përkushtimin e saj për njerëzit pa mbështetje, në nevojë, për qeniet njerëzore që meritojnë dashuri dhe trajtim dinjitoz, pavarësisht gjendjes sociale dhe shëndetësore. Krenohemi që ishte bashkëkombase jona. Përvujtëria e Shën Terezës u bë vlerë universale e njerëzimit. HTH./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme