Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka pranuar se ka fjetur në hotele të shtrenjta por ka thënë se të gjitha shpenzimet i ka paguar me para të veta.
Një reagim i Pacollit ka ardhur pasi mediat kanë raportuar se zëvendëskryeministri kishte paguar për dy ditë qëndrim në një hotel në Francë plotë 1 mijë e 274 euro me para të shtetit.
“Po lexoj prapë për disa shpenzime që gjoja unë paskam bërë gjatë mandatit të kaluar qeverisës (2011-2014). E vërteta është se unë gjatë asaj periudhë nuk i kam kushtuar asnjë cent shtetit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Më poshtë e keni postimin e plotë:
Po lexoj prap për disa “shpënzime” që gjoja unë paskam bërë gjatë mandatit të kaluar qeverisës (2011-2014). E vërteta është se unë gjatë asaj periudhë nuk i kam kushtuar asnjë cent shtetit të Kosovës.
Është e vërtetë që unë kam fjetur në hotele të shtrenjëta por ato i kam paguar me paratë e mia.
Janë shumë qindra mijëra euro faktuara që janë paguar nga llogaritë e mia private në funksion të angazhimit tim për Republikën e Kosovës në cilësinë e zëvendëskryeministrit, në atë periudhë, duke mos kalkuluar shpënzimet e larta të mjetit tim të transportit.
Madje, nga llogaritë e mia kam paguar edhe për delegacionin përcjellës dhe për njerëzit që kanë lobuar për interes të shtetit të Kosovës.
Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën
E SPONSORUAR
SHIKO VIDEON
Javën e ardhshme do të qartësohet qdo gjë edhe pse zonjen Jeta Xharra e kam ftuar të shkoj në Kryeministri për ti marrë të dhënat e çdo pagese (nëse ka ndonjë) që shteti ka bërë për mua dhe të distancohet nga dokumentacionet e manipuluara. Kjo do të ishte e drejtë dhe gazetarishtë korrekte. Edhe njëherë ju them se është turp çka jeni duke bërë më këtë qasje!!!(sic)
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...