Google ADS

Veseli: Kosova, e bekuar duke pasur miq si McCain

09:18 | 26 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se vdekja e Senatorit amerikan John McCain i ka pikëlluar të gjithë.

Veseli, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se Kosova ka qenë e bekuar duke pasur miq të tillë si senatori McCain, përcjell arbresh.info.

Postimi i plotë i Veselit:

Vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës kishim nderin të presim senatorin John McCain, mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë sonë. I ruaj të paharrueshme mbresat e veçanta nga takimi me të. Një mendje briliante që me pak fraza zbërthente edhe problemet më komplekse të kohës sonë. Kosova ka qenë e bekuar duke pasur miq të tillë si senatorin McCain. Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjitheve. Prehu në paqe miku ynë i madh e i paharruar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme