Në fillim të viteve 1900 me anë të poeteve dhe shkrimtareve si Virginia Woolf, Simone de Beauvoir, Mary Wollstonecraft, Patricia Beer dhe Helene Cixous nis të zhvillohet “Gjenokriticizmi”, ku çdo vepër i nënshtrohet edhe një kritike gjinore. Feminizmi dhe Kritika gjenetike kishin si qëllim ta vinin në pah rolin e gruas në shoqëri dhe të ndërmerrnin hapat e nevojshëm që gratë të ishin të barabarta me burrat.
Ndër të parat që shkruan për feminizmin është Virginia Woolf. Ndonëse Woolf i fton të gjithë që të bëhen feministë, në esetë e veta i gjen edhe pikat e dobëta që ka feminizmi. Sipas Woolf njerëzit, më saktë poetët, duhet të jenë androgjenë. Ajo gjithashtu shpik termin “Femër-mashkullore” dhe “Mashkull-femëror” duke aluduar në atë që brenda secilit duhet të ketë një intimitet mes të dyja gjinive.
“Jane Eyre”
Si shumica e grave në kohën viktoriane, edhe Charlotte Brontë shkruan me një nofkë mashkullore. Brontë kishte zgjedhur nofkën “Currer Bell”. Vepra e saj “Jane Eyre” ishte konsideruar si e pamoralshme dhe antireligjioze si shkak i një personazhi tepër të ndryshëm. Madje edhe Mbretëresha Viktoria kishte dhënë komente për librin duke thënë që “është një libër i çuditshëm, por i shkruar me një elegancë të jashtëzakonshme” .
Dilema e parë që është ngritur rreth kësaj vepre është ajo se cilit zhanër i përket. Fillimisht është quajtur një autobiografi e fiksionalizuar duke parë vetë autorja e kishte shtuar fjalën biografi menjëherë pas titullit. Një kritik, George Henry Lewes, e quan biografi, por jo në kuptimin e plotë të fjalës duke thënë “Është një biografi, jo në kuptimin e fakteve dhe të situatave, por për nga vuajtjet dhe eksperienca. Është shpirti që flet me shpirtin”.
Romani tregon historinë e një jetimeje të vogël që jeton me ca të afërm të saj të pasur, të cilët e trajtojnë si skllave dhe e mbyllin në një dhomë për të paguar për fajet e tjetërkujt. Është historia e një gruaje që kërkon më shumë duke dalë nga skllavëria shoqërore drejt një jete të një gruaje moderne. Romani eksploron karakterin e saj nga një e paditur në një grua të pasur e të shkolluar. Një karakter që “rritet” gjatë gjithë kohës.
Gjatë gjithë romanit ajo është mes dy fazave të ndryshme, herë si shërbëtore e herë si zonjë. Nga ana tjetër edhe zoti Rochester është mes beqarisë dhe jobeqarisë, kurse gruaja e çmendur që rri në tavan përshkruhet si krijesë mes njeriut dhe kafshës. Vërehet gjithashtu që shumë herë gruaja e çmendur Bertha Mason bëhet si një kopje e ligë ose e ndryshme nga Jane duke parë që ajo reagon në rastet kur Jane është e stresuar ose kur ai që do të bëhej burri i saj flet për dashnoret që kishte. Në raste të tilla është Bertha ajo që ia shqyen vellon, është ajo që i vë zjarrin shtëpisë dhe është ajo që i del në ëndrra për ta paralajmëruar.
Dija – “Sikur t’isha djalë”
Ndonëse kjo vepër konsiderohet si një ndër veprat e para që ka një personazh grua dhe tregon jetën sociale të gruas në shoqërinë e atëhershme nuk mund të konsiderohet si një vepër feministe.
Që nga titulli vërehet se kujt i lihet faji për vuajtjet e Dijes. Vetë titulli i veprës “Sikur t’isha djalë” ia vesh të gjitha fajet të të qenit vajzë. Psherëtima mashkullore e Dijes “Sikur t’isha djalë” të çon menjëherë te tema e “gjinisë së privilegjuar”.
Vepra fillon me monologun e Dijes me lexuesin, duke i treguar atij se përse po fillon ta shkruajë autobiografinë e saj dhe përgjigjja që jep është tejet triviale.
Dija fillon ta shkruajë historinë e saj duke dashur të lërë një dëshmi të ekzistencës së saj. Kjo aventurë narrative fillon pasi ajo motivohet nga fotografitë e shumta të xhaxhait të saj Simon dhe historitë që ato fotografi tregojnë për të. Me anë të një ditari ajo do ta lërë dëshminë e ekzistencës së saj, jo ngaqë Dija mendon se historia e saj ka ndonjë lloj rëndësie të veçantë, por vetëm për ta mbushur nevojën ekzistencialite për kërkimin e një qëllimi të pagjetur.
Shkrimi i ditarit është e vetmja gjë, sadopak interesante, që bën Dija. Ndonëse mund ta falim Dijen për shkak të arsyes së pamjaftueshme për të shkruar, nuk mund ta falim për mënyrën se si ajo e percepton veten dhe rolin e viktimës që luan gjatë gjithë veprës.
Ditari i Dijes është veç një ankesë për jetën e saj, për situatën në të cilën është, pa asnjë hap konkret për të dalë nga ajo gjendje. Në rrëfimin e Dijes, të gjithë përveç saj kanë një pjesë të fajit.
Sigurisht kjo ka të bëjë me faktin që kjo vepër është e shkruar në frymën romantike ku në mënyrë shumë strikte janë të ndara roli i “heroit” dhe roli i “vashës”
Në histori të këtij lloji vasha ka vetëm një karakteristikë dhe gjithmonë ka nevojë për një hero që të dalë nga kriza.
Antifeminizmi
Menjëherë pas shpërthimit të feminizmit lind edhe rryma tjetër që i kundërvihet kësaj të fundit. Antifeministët tregojnë që nuk ka nevojë për një lëvizje të tillë duke parë që i vetmi dallim mes njerëzve është ai i klasës. Për ta bërë më të qartë këtë qëndrim mund t’i marrim dy vepra të ngjashme ku ndryshon vetëm gjinia e personazhit kryesor.
Natyrisht që para Dijës Jane Eyre është një karakter feminist, por po ta vinim Jane Eyre para Oliver Twist a do të ishte e njëjta gjë?
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...
Gresa çon në nominim direkt Xhenetën dhe Drenushën, njëra so...