Google ADS

Shqipëria pranon 20 emigrantë nga Eritrea të bllokuar në ujrat italiane

23:12 | 25 Gusht 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm italian, Moavero Milanesi ka bërë të ditur se 20 nga 150 emigrantët e bllokuar në Katania do të priten nga Shqipëria, disa minuta pasi ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati kishte ofruar ndihmë për këtë çështje.

“Itali, ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit. Aty ku dikur eritreasit që vuajnë në mes të detit ishim ne. Dje, Italia na shpëtoi neve dhe sot ne jemi gati për të ndihmuar Italinë”, shkruajti Bushati në Twitter.

“Ky është një sinjal solidariteti që e vlerësojmë shumë”, deklaroi Milanesi./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme