Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka bërë të ditur se është detyrë e BE-së që ta lehtësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, porse arritja e një marrëveshjeje duhet të kryhet nga ta.
“Mendoj që sapo ishim dëshmitarë të një momenti disi historik, dhe në një mënyrë është fryma e famshme e Albach-ut e që mund të përjetohet sërish”, ka thënë Hahn në Forumin Evropian të Albach-ut pas fjalimeve të panelistëve mes tyre edhe liderëve ballkanas, presidentit Hashtim Thaçi, atij serb, Aleksandër Vuçiq, të parit të Austrisë, Aleksander Va nder Bellen, si dhe atij slloven, Borut Pahor.
“Jam shumë mirënjohës për atë që sapo dëgjova nga folës të ndryshëm, pasi që është po ashtu një lloj motivimi i mëtejmë për të qëndruar të angazhuar, të vendosur, duke tentuar t’i bëjmë kontributet tona sa më efikase që është e mundur”.
“Është shumë e rëndësishme ta shoh dhe dëgjoj një vendosmëri më të fortë nga ana juaj që personalisht t’i zgjidhni problemet tuaja, dhe jo të pritni nga fuqitë e jashtme që ta bëjnë këtë”, ka thënë Hahn, njofton Klan Kosova.
“Sepse duhet të mësojmë të gjithë nga historia që imponimi i çfarëdo zgjidhjeje nga jashtë nuk është kurrë opsion i qëndrueshëm”.
Hahn theksoi se BE-ja e ka për detyrë dhe po tenton ta lehtësojë procesin e dialogut por barrën ua vuri lidershipeve të shteteve përkatëse, dhe tha se kjo punë duhet të kryhet nga vetë ata.
Sara ndryshon lojën, shpëton nga nominimi Drilonin, e nomino...
Berisha: Më 29 tetor protestë, opozita duhet të udhëheqë me ...
Paralajmërimi i O’Brien: Është momenti që Kosova të përkufiz...
Osmani: Një partneritet i fortë SHBA – Kosovë siguron ...
Leverkuseni është i bindur se Alonso do të nënshkruajë me nj...
Berisha: Kurti po i ikë zbatimit të marrëveshjeve ndërkombët...