Paris Saint Germain ka regjistuar fitorën e tretë rradhazi në Ligue 1.
Kampionët e Francës kanë mposhtur me rezultat 3:1 skuadrën e Angers.
Skuadra e Thomas Tuchel e ka nisur në mënyrë përfekte sezonin e ri, duke grumbulluar maksimumin e pikëve në tri ndeshjet e para.
Ishte Cavani që kaloi në epërsi skuadrën nga Parisi, me golin e shënuar në minutën e 12’.
Mysafirëve nuk i’u deshën më shumë se 10 minuta për të barazuar rezultatin. Këtë e bëri Thomas Mangani nga pika e bardhë, për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë.
Në pjesën e dytë ishte i riu Kylian Mbappe i cili në minutën e 51’ kalon skuadrën në epërsi për herë të dytë. Goli i tretë për PSG dhe i katërti në ndeshje erdhi nga braziliani Neymar, i cili në minutën e 66’ vulosi fitorën e kampionëve në fuqi.
Duket se Thomas Tuchel nuk e ka pasur problem ta instaloj lojën e tij në skuadër.
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...