Aresyja e vërtetë pse Mesut Ozil mungoi sot në derbin londinez

18:33 | 25 Gusht 2018
Arbresh Info

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil është lënë jashtë fushës në derbin e sotëm (e shtunë) ndaj West Hamit si pasojë e një përplasje me trajnerin Unai Emery.

Gjermani mungoi në fitoren në Emirates dhe thuhej se kjo ka ndodhur për shkak se lojtari ishte i sëmurë, transmeton portali arbresh.info. Kjo ishte hera e shtatë brenda vetëm tri viteve që Ozil mungon në një ndeshje si pasojë e sëmundjeve dhe tifozët e Arsenalit kanë reaguar në rrjete sociale duke shprehur dyshime rreth mungesës së tij.

Skepticizmi i tyre mund të jetë me plotë të drejtë për shkak se tani është zbuluar se Ozil mund të mos jetë fare i sëmurë.

Bazuar në korrespodentin e ‘ESNP’, Joao Castelo Branco, 29-vjeçari kishte pasur një mosmarrëveshje gjatë stërvitjeve me trajnerin e ri këtë javë.

“Ozil ka pasur një argument me trajnerin Emery në stërvitje këtë javë”, ka shkruar Castelo Braco në rrjetin social Twitter. “Përfundoi duke bërtitur dhe lojtari mungon sot”

“Informata më kanë ardhur nga më shumë se një burim në klub”

Ozil është kritikuar ashpër pas performancave të tij në dy ndeshjet e humbura këtë sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme