Që kur u bë dukesha e Sussex në Maj të këtij viti dhe I’u bashkua zyrtarisht familjes mbretërore, Meghan Markle ka pësuar një transformim dramatic për të kaluar nga pamja e aktores në atë të një familjeje mbretërore. Është pjesë e protokollit mbretëror edhe pse në jo e shkruar rreth pritshmërive se si familja mbretërore duhet të vishet për evente të caktuara të cilat përfaqësojnë Mbretëreshën. Sigurisht që disa nga ndryshimet e veshjes së saj janë personale. Pavarësisht reportimeve se Meghan e ka thyer protokollin mbretëror duke ekspozuar shpatullat, por sipas zyrtares së Mbretëreshës Meghan në fakt nuk e ka thyer kurrë protokollin mbretëror. Sigurisht që transformimi i Meghan gjatë këtij viti ka ndryshuar në makijazh, veshje, gjuhën e trupit dhe posturën e saj.
Sipas kritikëve fustani i dasmës së Meghan ishte preferencila dhe nuk kishte të bënte fare me protikollin
Fustani i Meghan në evenimentin Trooping the Colour, që i tregonte shpatullat , nuk theu protokollin thjesht theu traditën
Është Meghan ajo që vendos për veshjen finale por ajo tashmë ka një skuadër ndihmësish që I propozojnë asaj opsionet e duhura
Meghan tashmë mban çanta më të vogla se më parë duke qenë se edhe veshja e saj është më formale, plus që ajo ka edhe ndihmësit e saj që mbajnë për të çdo gjë që ajo ka nevojë
Meghan nuk vesh më rroba pa mëngë si atëherë kur ishte aktore
Ajo tashmë vesh funde dhe fustane më të gjatë se më parë
Përveç kësaj ajo nuk vesh më rroba të cilat tregojnë më shumë se duhet. Asnjë gjë shumë të ngushtë apo që tregon shumë pasi tashmë ajo është një përfaqësuese e familjes mbretërore
Këpucët e hapura dhe shumë të larta nuk i vesh më. Tashmë ajo vesh këpucë të mbyllura dhe kryesisht nude
Bizhutë e saj janë minimale pra të thjeshta dhe shumë elegante
Ajo tashmë vendos edhe kapele shumë të këndshme edhe pasi është një traditë britanike dhe tregon respekt për eventet në të cilat ajo merr pjesë.
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...