Hamilton niset i pari në Belgjikë

17:18 | 25 Gusht 2018
Arbresh.info

Lewis Hamilton do ta nisë ngarendi i parë garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, pasi e la prapa rivalin për titull, Sebastian Vettel, gjatë provave zyrtare në pistën Spa-Francorchamps.

Ferrari është treguar më i shpejtë gjatë gjithë fundjavës, mirëpo shiu bëri që 10 minutat e fundit të garës për ‘pole position’ të ishin dramatike.

Ishte piloti i Mercedes GP, ai që u tregua më i mirë në pistën e lagësht duke u treguar për 0.7 sekonda më i shpejtë se konkurrenti i tij gjerman.

Pilotët e Force India, Esteban Ocon dhe Sergio Perez, befasuan duke i zënë pozitat tre dhe katër, respektivisht.

Ndërkaq, pilotët e McLarens dhe Williams u eliminuan në garën e parë kualifikuese, së bashku me Carlos Sainz të Renaultit.

Lewis Hamilton (Mercedes GP), Sebastian Vettel (Ferrari) dhe Esteban Ocon (Force India) do të nisen nga vendet e para (Foto: Getty Images)

Kohët finale të dhjetë vendeve të para

Lewis Hamilton (Britani e Madhe) Mercedes GP 1:58.179

Sebastian Vettel (Gjermani) Ferrari 1:58.905

Esteban Ocon (Francë) Force India 2:01.851

Sergio Perez (Meksikë) Force India 2:01.894

Romain Grosjean (Francë) Haas F1 2:02.122

Kimi Raikkonen (Finlandë) Ferrari 2:02.671

Max Verstappen (Holandë) Red Bull 2:02.769

Daniel Ricciardo (Austri) Red Bull 2:02.939

Kevin Magnussen (Danimarkë) Haas F1 2:04.933

Valtteri Bottas (Finlandë) Mercedes GP (nuk është llogaritur)

/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme