Google ADS

Mkhitaryan tifozëve të Arsenalit: Harroni rezultatet

17:00 | 25 Gusht 2018
Arbresh Info

Henrikh Mkhitaryan insiston se nuk ka vend për panik te Arsenali pavarësisht fillimit të dobët.

Mesfushori nuk është aspak i shqetësuar me rezultatet edhe pse janë mposhtur në dy takimet e para të këtij edicioni në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

“Ne nuk kemi presion”, ka thënë fillimisht ai. “Ne nuk jemi duke menduar se diçka është duke shkuar keq sepse ne jemi në rrugën e duhur”

“Edhe pse kemi humbur në dy ndeshjet e para, kjo nuk do të thotë se ne nuk do të përfundojmë në top katërshe”

“Ne kemi ende 36 ndeshje për të luajtur dhe gjithçka mund të ndodhë në Premierë Ligën e Anglisë, të gjithë e dinë këtë. Ne jemi duke qëndruar pozitiv në kokat tona, jemi thjeshtë duke punuar për ndeshjen e ardhshme”

Arsenali është duke barazuar 1 me 1 në derbin londinez ndaj West Hamit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme