Google ADS

Nacho shënon kundër West Ham, rikthehet Arsenali

16:36 | 25 Gusht 2018
Arbresh Info

Arsenali ka barazuar rezultatin në derbin londinez kundër West Hamit.

“Topçinjtë” janë rikthyer menjëherë në takimin si nikoqir kundër skuadrës nën udhëheqjen e Manuel Pellegrinit duke shënuar për 1 me 1, shkruan portali arbresh.info.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 25′ përmes golit të bukur të realizuar nga Marko Arnautovic.

Mirëpo, djelmoshat e Unai Emery barazuar menjëherë shifrat për 1 me 1 pas vetëm pesë minutave.

Nacho Monreal realizoi golin e barazimit në Emirates në takimin në kuadër të xhiros së tretë në Premierë Ligë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme