Një adoleshent i vrarë, edhe një tjetër “betejë me armë” afër një shkolle në Kaliforni

16:04 | 25 Gusht 2018
Arbresh.info

Një 16 vjeçar ka mbetur i vrarë dhe një 18 vjeçar është i plagosur në gjendje të rëndë të Premten në një “betejë me armë” mes dy grupeve afër shkollës së mesme në Fairfield, Kaliforni. Raporton ABC7 News.

Dy persona janë arrestuar. Njëri prej të dyshuarve ka tentuar të fshihet në shkollë pas të shtënave, kurse tjetri është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Shkolla është mbyllur dhe është evakuuar për një kohë.

Policia nuk ka konfirmuar ende nëse viktimat dhe të dyshuarit janë nxënës të asaj shkolle./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme