Google ADS

Lionel Messi i kërkon Barçës të bëjë çfarëdo që është e mundur për zëvendësimin e Neymarit

14:16 | 25 Gusht 2018
Arbresh Info

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi thuhet se është duke kërkuar nga klubi i tij të mposhtë rivalin e tyre të përbetuar – Real Madridin, në transferimin e Kylian Mbappes para përfundimit të verës.

Klubet në La Liga mund të nënshkruajnë me lojtar të rinj deri më 31 gusht dhe skuadra e Barcelonës duket qartë se është ende në nevojë për transferimin e një tjetër emri të madh për sezonin 2018/19, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht nënshkrimit me Ousmane Dembelen, Philippe Coutinhon dhe Malcomin së fundmi, e vërteta është se klubi ende në fakt nuk ka siguruar shërbimet e një lojtari që është në gjendje të bëjë atë që Neymari e bëri para transferimit të tij në Paris Saint Germain.

Kjo besohet të jetë arsyeja pse Messi është duke i bërë thirrje Barcelonës të bëjë çfarëdo që ka mundësi për tu siguruar që ata të mposhtin Real Madridin në transferimin e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappes, të paktën kështu raporton ‘Don Balon’.

Argjentinasi përshkruhet në raport se është duke mbajtur një sy të hapur tek situata financiare e PSG-së, pasi klubi është në rrezik të madh për të pasur probleme financiare në rast se mësohet se kanë thyer rregullat nga FFP, transmeton portali arbresh.info.

Kjo mund të liroj dyshen Mbappe dhe Neymar që të largohen, ndërkohë që gazeta e lartpërmendur përmend interesimin e Real Madridit në të dy lojtarët derisa ‘Los Blancos’ vazhdojnë të jenë në kërkim të transferimit të një superylli pas shitjes së Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Sidoqoftë, Messi nuk dëshiron të shoh që Barcelona të humb nënshkrimin me një lojtar si Mbappe./arbresh.info/

Të ngjashme