Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq do të takohen në Austri në kuadër të Forumit Alpbach.
Të dy presidentet do të jenë pjesë e një tryeze të përbashkët ku do të diskutohet perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të jenë pjesëmarrës në forumin Europian Alpbach, i cili nis sot. Në faqen zyrtare të forumit është publikuar edhe agjenda.
“Strategjia aktuale e BE për Ballkanin Perëndimor përfshin një rrugë të qartë veprimi për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Cilat janë perspektivat e ardhshme potenciale për afrimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor? Politikanët dhe ekspertët e rinj politikë do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi këtë dhe çështje të tjera të zgjerimit të BE-së”, thuhet në hyrje të agjendës.
Ndërsa kohen e fundit është temë tejet e diskutuar ka qenë shkëmbimi i territoreve në kuadër të marrëveshjes së finale Kosovë -Serbi, ide kjo që u mbështet edhe nga këshilltari i Trump, John Bolton, nëse palët merren vesh.
Shkëmbimi i territoreve nënkupton prishjen e kufijve aktualë dhe ndarjen e Kosovës. Askush nuk e di se çfarë do të merrte Kosova nëse e jep Veriun. Liderët e Luginës së Preshevës ia kanë bërë të qartë Thaçit se janë kundër ndarjes së rajonit ku ata jetojnë. Më poshtë shiheni të plote agjendën e sotme të Thaçit e Vuçiq ku përveç tyre pjesë e debatit do të jetë edhe Presidenti i Austrisë dhe i Sllovenisë.
Po ashtu, edhe presidenti i vendit, dje njoftoj për pjesëmarrje në këtë forum ku do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Përveç Thaçit dhe Vuçiqit do të jetë edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë.
“Pres me padurim të diskutoj perspektivat e zgjerimit të BE në “Rorumalpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politik dhe ekonomik në Evropë”, ka shkruar Thaçi.
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...