E thotë shkenca: Ju mund të jeni shumë inteligjent për të qenë tërheqës

12:18 | 25 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Duke qenë shumë inteligjent, ose shumë i urtë mund të thotë se ka gjasa që të jeni më pas tërheqës për një partner potencial.

Studimi  i fundit i kryer nga një universitet në Australinë Perëndimore ka pyetur njerëzit se si ndjehen rreth katër karakteristikave kryesore për një partner, që janë inteligjenca, urtësia, mirëdashja dhe tërheqja fizike, transmeton portali arbresh.info

Pjesëmarrësve në studim u pyetën se sa tërheqëse ata do të ishin për një partner potencial që ishte më inteligjent se 1%, 10%, 25%, 50%, 75%, 90% dhe pastaj 99% të popullsisë.

Kjo u përsërit në të gjitha tiparet e personalitetit, dhe rezultatet u botuan në gazetën psikologjike “Journal” në Britani të Madhe.

Studimi ka gjetur se njerëzit që e shikonin dikë më inteligjent dhe më të urtë, e gjetën shumë më pak tërheqës.

Autori kryesor i studimit, Gilles Gignac, tha se rezultatet ishin në kundërshtim me idenë se mirëdashja dhe inteligjenca ishin karakteristika më e rëndësishme për një partner romantik, pasi njerëzit mund të ishin të kujdesshëm për shumë gjëra tjera.

“Hulumtimet e publikuara më parë sugjeronin se nivelet  e larta të inteligjencës mund të nxisin ndjenja të asigurisë në disa njerëz dhe mund të zvogëlojnë dëshirën”, tha ai.

Megjithatë, studimi ka gjetur se një pjesë e njerëzve tërhiqen më shumë nga njerëzit inteligjentë sesa nga të tjerët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme