Google ADS

Kylie Jenner drejtë martesës?

12:14 | 25 Gusht 2018
Arbresh.info

Kylie Jenner dhe Travis Scott thuhet se po diskutojnë martesën.

 

21-vjeçarja dhe Travis, 26 vjeç, të cilët janë prindër të vajzës gjashtë-muajshe Stormi, janë bërë ‘të pandashëm’ gjatë muajve të fundit e që siç duket kanë planfikuar edhe martesën, shkruan dailymail.

Një burim shpjegoi: ‘Kylie dhe Travis kanë qenë të pandashëm kohët e fundit dhe dashuria e tyre për Stormi thjesht duket se i sjell ata më afër’.

Kylie ishte përfshirë më parë në një marrëdhënie të trazuar me reperin Tyga por nëna e saj Kris Jenner është e lumtur të shohë të bijën me Travisin.

Një person i afërt me çiftin i tha Entertainment Tonight: “Kur Kris sheh Kylie dhe Travis së bashku, ajo është e bindur se ata janë në rrugën e duhur’.

“Në fillim ajo u shqetësua për Kylien pasi filloi një familje kaq të re. Kris e di se Kylie bën atë që dëshiron Kylie, prandaj Kris thjesht kishte shpresuar për të mirë.

Se kur do të martohen çifti ende nuk kanë bërë të ditur asgjë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme