Interi nuk është duke hequr dorë nga Luka Modric dhe mund të shtroj një tjetër ofertë në muajin janar për mesfushorin e Real Madridit.
Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2020 dhe ‘Los Blancos’ kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të shesin atë, madje kanë shkuar aq larg sa kanë shtruar një raport te FIFA për Interin rreth përpjekjeve të tyre ilegale, transmeton portali arbresh.info.
Raporti ndërmjet dy klubeve është më dobët seç ka qenë gjithmonë, por edhe ‘Corriere dello Sport’ pretendon se çështja nuk është ende e mbyllur.
Reprezentuesi kroat, i cili mbush 33 vite muajin e ardhshëm, dëshiron t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij te kombëtarja si Ivan Rakitic, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko.
Varësisht nga performancat e tij te Real Madridi gjatë muajve të ardhshëm dhe varësisht se si qëndron raporti i tyre, Real Madridi mund të jetë i përgatitur për të ndarë rrugët me Modricin në janar./arbresh.info/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...