Në bazë të statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, “Bruto Produkti Vendor” (BPV) shënon një rritje reale për 0.22% në krahasim me tre mujorin e parë të vitit paraprak.
Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me 26.2%; hotelet dhe restorantet me 28.2%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 2.9%.
Rënie shënuan te: bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi me -1.7%; industria nxjerrëse -7.6 %; industria përpunuese me -0.1%; furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ujë -14.1%; ndërtimtaria me -14.1%; transporti dhe magazinimi me -4.3%; afarizmi me pasuri të patundshme me -2.1%; administrimi publik me -7.9%; dhe shërbime të tjera me -17.2%.
BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje veçanërisht në: shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe Institucionet Jopërfituese në Shërbim të Ekonomive Shtëpiake (IJPShESh) me 2.6 %, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak; eksporti i mallrave dhe shërbimeve me 15.0 %; dhe importi i mallrave dhe shërbimeve me 5.3 %. Ndërsa, rënie shënuan: shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me -8.7%, formimi i bruto kapitalit me 2.5%.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...