Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka deklaruar për “Zërin” se prokurori kompetent është duke e përgatitur aktakuzën për veteranët e rrejshëm dhe se ajo brenda një muaji do të dërgohet në Gjykatë, shkruan Gazeta “Zëri”.
Mbi 22 milionë euro vlerësohet se e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës veteranët e rrejshëm vetëm gjatë periudhës janar – korrik të këtij viti nëse konfirmohen pretendimet e prokurorit të dorëhequr Blakaj se në listat e veteranëve janë mbi 19 mijë veteranë të rrejshëm.
Deputetët nga radhët e pozitës dhe të opozitës kërkojnë që të ndërpriten pagesat për veteranët e rrejshëm, me ç’rast ata duhet t’i kthejnë paratë që ia kanë marrë shtetit ndër vite.
Në anën tjetër prokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë, Sylë Hoxha, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se ende nuk është dërguar aktakuza për rastin e fryrjes së listave të veteranëve në Gjykatë. “Në ndërkohë do të vendosë prokurori me propozime e pastaj vendos Gjykata. Ende nuk është ngritur aktakuza, ne jemi në përgatitje të saj. Është çështje procedurale e prokurorit, i cili do të vendosë kur do ta përfundojë aktakuzën”, ka thënë ai.
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?