Artikulli i publikuar një ditë më parë në ‘Washington Times’ ka qenë i sponsorizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Kjo është akuza e kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një postimit në Twitter ka reaguar ashpër.
“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi” – shprehet kreu i ekzekutivit duke iu drejtuar selisë blu.
Rama shkon më tej teksa e cilëson PD-në një shtëpi publike që akuzon për imoralitet qeverinë.
“Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë. Deri në fund!” – e mbyll postimin në Twitter kryeministri.
Por pak minuta më pas, po në Twitter, kreu i PD-së ka zgjedhur t’i përgjigjet Ramës po me akuza.
“Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt” – përfundon Lulzim Basha në rrjetin social, Twitter.
Një ditë më parë, Washington Times shkruante se diplomatët amerikanë në Tiranë po punojnë kundër presidentit Donald Trump.
Artikulli i gjatë theksonte se Vettingu po i jep fuqi absolute Edi Ramës dhe se Shqipëria është kthyer në një narko-shtet./javanews
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...